Ndërlidhjet

Spielberg bën film në Kashmir


Regjisori amerikan Steven Spielberg

Regjisori amerikan Steven Spielberg

Regjisori ameriakn, fitues i çmimit Oscar, Steven Spielberg raportohet se po planifikon që të prodhojë një film, të vendosur pjesërisht në kufirin de facto në mes të Indisë dhe Pakistanit, në rajonin e kontestuar të Kashmirit.

Spielberg, gjatë një udhëtimt në Mumbai, i tha “The Times of India”, se filmi do të prodhohet nga Studios DreamWorks e tij dhe nga partneri indian, Reliance Entertainment, që drejtohet nga miliarderi Anil Ambani.

Spielberg ka thënë se skenari tashmë ka përfunduar, por regjisori, aktorët dhe lokacioni ende duhet të përzgjedhen.

Regjisori 66-vjeçar, që ka bërë filmat fitues të Oscarit si “Lista e Shindlerit” dhe “Saving Private Ryan”, gjendet në Mumbai për të festuar suksesin e filmit të tij të fundit, “Lincoln”, që është bashkëprodhuar nga Reliance Entertainment.

Mumbai është qendra e industrisë së filmit idnian e njohur si Bollywood.
XS
SM
MD
LG