Ndërlidhjet

Kina, Irani, Siria..."armiq të internetit"


Ilustrim...

Ilustrim...

Reporterët pa Kufij thonë se Kina, Irani, Siria, Bahreini dhe Vietnami janë shkelësit më të këqij në botë në aspektin e censurës në internet dhe spiunazhit.

Grupi në një raport të lëshuar sot tha se regjimet që shtypin kundërshtarët, nuk duhet të kenë qasje të lehtë në mjetet e vëzhgimit të internetit.

Raporti, "Armiqtë e internetit", gjithashtu veçoi pesë kompanitë për të cilat tha se janë “mercenare të epokës digjitale”, pasi që ndihmojnë regjimet tiranike.

Raporti tha se Kina “udheheq një nga perandoritë më të mëdha digjitale” për shkak të të ashtuquajturit “Firewall-it” të madh të Kinës, që mund të filtrojë faqet e huaja të internetit.

Irani përmendet për krijimin e një sistemi të izoluar të internetit, për të cilin, Teherani thotë se është i nevojshëm për të ndaluar sulmet e hakerëve të huaj mbi instalimet e tij bërthamore.

Rusia është kritikuar se ka vënë në listë të zezë faqet ”e dëmshme” në emër të “mbrojtjes së të miturve.”
XS
SM
MD
LG