Ndërlidhjet

logo-print

"Presion psikologjik" i Phenianit mbi Seulin


Kore Veriore...

Kore Veriore...

Koreja e Jugut thotë se veprimi i Koresë së Veriut për të shfuqizuar armëpushimin 60 vjeçar dhe kërcënimet tjera janë një përpjekje për të bërë “presion psikologjik” mbi Korenë e Jugut.

OKB tha më herët se Koreja e Veriut nuk mund që njëanshmërisht të anulojë armëpushimin e vitit 1953, që i dha fund Luftës së Koreve.

Qeveria e Koresë së Veriut nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar mbi kërcënimet e përsëritura për anulimin e armëpushimit 60-vjeçar, por gazeta kryesore e vendit, Rodong Sinmun, njoftoi se armëpushimi është anuluar të hënën.

Koreja e Veriut kërcënoi se do të marrë masa nëse stërvitjet ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, zhvillohetn siç ishin planifikuar.

Këto stërvitje të përbashkëta kanë filluar të hënën, në të njëjtën ditë kur Pheniani gjithashtu e mbylli një linjë telefonike të Kryqit të Kuq, të cilën, Koreja e Veriut dhe ajo Jugore e kishin përdorur për komunikime të përgjithshme.

Tensionet janë rritur në gadishullin korean që kur Pheniani kreu testin e tretë bërthamor më 12 shkurt, gjë që nxiti sanksionet e reja të OKB-së ndaj Koresë Veriore.
XS
SM
MD
LG