Ndërlidhjet

Nikolliq: Bjellorusia, partneri më i rëndësishëm i Serbisë


Minsk, Bjellorusi, 12 mars, 2013
Minsk, Bjellorusi, 12 mars, 2013
Presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliq e ka vlerësuar Bjellorusinë si partnerin më të rëndësishëm të Serbisë.

Ai ka bërë këto komente gjatë vizitës së itj në Minsk.

Nikoqiri i takimit, presidenti Aleksandër Llukashenko, ka theksuar vullnetin politik të të dy vendeve që raportet të thellohen në nivele të ndryshme.

Presidenti serb ka falenderuar qeverinë e Bjellorusisë për qëndrimin e saj karshi Kosovës. Bjellorusia, dhe presidenti i saj, që nga BE konsiderohet si diktator, nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

“Ju falenderoj për qënrdimin parimor mbi integritetin dhe shtetësinë e Serbisë. Dëshirojmë t’i rregullojmë raportet tona me Bjellprusinë, që është partneri ynë më i rëndësishëm”, ka thënë mes tjerash Nikolliq në Minsk.

Një ditë më parë Nikolliq ishte në Bruksel, ku zhilloi takime me krerët e BE-së derisa në agjendë të bisedimeve ishte Kosova.
XS
SM
MD
LG