Ndërlidhjet

Daçiq: Jemi larg nga arritja e marrëveshjes


Ivica Daçiq
Ivica Daçiq
Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia është larg nga nënshkrimi i marrëveshjes me përfaqësuesit e qeverisë së Kosovës në lidhje me Asociacionin e komunave serbe në Kosovë.

Në konferencën për gazetarë, Daçiq ka thënë se nuk ka pasur ndonjë ndryshim në lidhje me çështjen e përgjegjësisve, dhe ky është problemi kryesor, meqë Prishtina nuk pranon të ndryshojë legjislacionin e vet.

I pyetur të komentojë deklaratën e presidentit Tomisllav Nikolliq se Prishtina ka lëshuar pe në lidhje me marrëveshjen, Daçiq ka thënë se deklarata “transmeton realitetin”.

Sipas tij, Prishtina ka lëshuar pe në qëndrimet e saj, në dy ose tri takimet e mëhershme.

Kryeministri Hashim Thaçi, i ka quajtur “gënjeshtra të kulluara” deklaratat e presidentit serb, Tomisllav Nikolliq se Kosova ka lëshuar pe në lidhje me Asociacionin e ardhshëm të komunave me shumicë serbe.

Ky mekanizëm po diskutohet në takimet Thaçi-Daçiq nën ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton në Bruksel.
XS
SM
MD
LG