Ndërlidhjet

logo-print

Ish agjenti i KGB-së s'bashkëpunon në rastin Litvinenko


Ish agjenti rus Andrei Moske, 12 mars, 2013

Ish agjenti rus Andrei Moske, 12 mars, 2013

Një ish agjent i KGB-së, i dyshuar se e ka vrarë Aleksandër Litvinenkon, ka thënë se nuk do të bashkëpunoje me hetuesit britanikë në lidhje me vdekjen e kritikut të Krmlinit.

Andrei Lugovoi tha në një konferencë për gazetarë në Moskë, se Britania dëshiron ta fshehë të vërtetën mbi vdekjen e Litvinenkos duke i mbajtur provat në fshehtësi.

Ai tha se nuk “ka shpresë në gjetjen e drejtësisë” në Britani.

Litvinenko, një ish spiun rus, ka vdekur në Londër në vitin 2006, nga helmimi me polonium.

Lugovoi është takuar me Litvinenkon në ditën që ai u sëmurë, por mohon të jetë përfshirë në vdekjen e tij.

Rusia ka refuzuar që ta ekstradojë Lugovoin, por ai ka ckatuar avokatët që ta përfaqësojnë atë në hetimet e mjekëve ligjorë në Britani.
XS
SM
MD
LG