Ndërlidhjet

Grenlanda mban zgjedhjet parlamentare


Нуук, kryeqyteti i Grenlandës
Нуук, kryeqyteti i Grenlandës
Votuesit po hedhin votën në Grenlandë në zgjedhjet parlamentare, në të cilat, minierat ndikimi kinez dhe mjedisi, kanë qenë temat kryesore të fushatës.

Ishulli Arktik ka resurse të mëdha natyrore, duke përfshirë mineralet e pashfrytëzuara e të rralla tokësore, që me shkrirjen graduale të akullnajave po bëhen më të arritshme.

Të gjitha partitë e mëdha janë pajtuar mbi nevojën për të zhvilluar resurset natyrore, por opozita ka akuzuar kryeministrin Kuupik Kleist se po shtyn përpara legjislacionin, përmes të cilit, i jepen të drejta të veçanta kompanive të huaja minerare.

Kritikët thonë se legjislacioni është i përshtatur për nevojat e investitorëve të Kinës, të cilët planifikojnë të sjellin rreth 2 mijë punëtorë kinezë në sipërmarrjet e reja minerare.

Kritikët janë të shqetësuar edhe për dëmin potencial për mjedisin dhe jetesën tradicionale të ishullit.

Grenlanda, territor vetë-qeverisës i Danimarkës, ka rreth 57.000 banorë.
XS
SM
MD
LG