Ndërlidhjet

Marsh i heshtur për Gjingjiqin


Beograd, 12 mars, 2013

Beograd, 12 mars, 2013

Më shumë se 15 mijë qytetarë marshuan në nderim të kryeministrit të vrarë të Serbisë Zoran Gjingjiq, liderit reformator i cili udhëhoqi përpjekjet për të afruar Beogradin me Përendimin, pas luftrave të viteve të 90-ta.

Gjingjiq u vra më 12 mars të 2003 nga një snajperist pranë ndërtesës së qeverisë në qendër të Beogradit.

Ai ishte 50 vjeçar në kohën kur u vra.

Dhjetëra paramilitarë nacionalistë dhe anëtarë bandash kanë marrë dënime për vrasjen.

Gjingjiq ka luajtur rol kyç në rrëzimin e presidentit Sllobodan Millosheviq në vitin 2000 dhe ekstradimin e tij në Tribunalin e OKB-së për krime lufte në Hagë.

Derisa ishte kryeministër në periudhën 2001-2003, Gjingjiq nisi reformat dhe e vendosi Serbinë në rrugë drejt integrimeve Evropiane.

Analistët vlerësojnë se vrasja e Gjingjiqit ishte një pengesë e madhe për progresin e Serbisë.
XS
SM
MD
LG