Ndërlidhjet

Kur do t'i përdorë armët bërthamore Pheniani?


Koreja Veriore...
Koreja Veriore...
Koreja e Veriut ka të ngjarë të përdorë armët bërthamore vetëm nëse percepton ndonjë kërcënim për mbijetesën e saj, por Shtetet e Bashkuara mbesin të paqarta se si e përcakton Pheniani një kërcënim të tillë, ka thënë shefi i inteligjencës amerikane.

“Edhe pse ne vlerësojmë se Veriu do të bëjë të përdorë armë bërthamore kundër SHBA-së osë aleatëve të saj, vetëm për të rujatur rejgimin e Kimit (Jong-Un), ne nuk e dimë perceptimin e Veriut për këtë prag”, ka thënë James Clapper, drejtor i intelgijencës kombëtare gjatë paraqitjes në Kongres st raportit vjetor, në lidhje me për kërcënimet e sigurisë globale.

Ndryshe, OKB ka thene se Koreja e Veriut nuk mund që njëanshmërisht të anulojë armëpushimin e vitit 1953, që i dha fund Luftës së Koreve.

Qeveria e Koresë së Veriut nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar mbi kërcënimet e përsëritura për anulimin e armëpushimit 60-vjeçar, por gazeta kryesore e vendit, Rodong Sinmun, njoftoi se armëpushimi është anuluar të hënën.

Koreja e Veriut kërcënoi se do të marrë masa nëse stërvitjet ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut, zhvillohetn siç ishin planifikuar.

Këto stërvitje të përbashkëta kanë filluar të hënën, në të njëjtën ditë kur Pheniani gjithashtu e mbylli një linjë telefonike të Kryqit të Kuq, të cilën, Koreja e Veriut dhe ajo Jugore e kishin përdorur për komunikime të përgjithshme.
XS
SM
MD
LG