Ndërlidhjet

Arrestohen 3 të dyshuar për keqpërodrim me pozitën


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 11 mars ka arrestuar tre persona, të cilët dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Sipas njoftimit, janë arrestuar A. B. (1968), K. A. (1973) dhe A. M. ( 1983) - të gjithë këta shtetas kosovarë.

“Arrestimi i këtyre personave është kryer për shkak të dyshimit të bazuar se në periudhën kohore 2010-2012 kanë keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare si menaxherë të institucionit mikro-financiar Kosinvest, me seli në Prishtinë, që ka rezultuar me dëm financiar për debitorët dhe kreditorët, që fillimisht vlerësohet në shumë prej 248,000 eurosh”, thuhet po ashtu në njoftim.
XS
SM
MD
LG