Ndërlidhjet

Nikolliq: Faleminderit Bjellorusisë për Kosovën!


Minsk, 12 mars 2013.
Minsk, 12 mars 2013.
Bjellorusia mbështet “sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë” si dhe “arritjen e një zgjidhjeje gjithëpërfshirëse për Kosovën”, ka thënë presidenti i Bjellorusisë, Aleksandr Lukashenka, pas takimit në Minsk me homologun serb, Tomisllav Nikolliq.

“Falënderoj Bjellorusinë për qëndrimin parimor ndaj Kosovës”, ka thënë në anën tjetër Nikolliq, transmetojnë mediat serbe.

Nikolliq po ashtu ka thënë se vendi i tij “angazhohet në respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe të Kartës së Kombeve të Bashkuara”.

“Vërtet vlerësojmë mbështetjen e të gjithë miqve tanë. Falë kësaj mbështetjeje, ne mund të mbrojmë shtetësinë tonë dhe dinjitetin”, është shprehur Nikolliq.

Ai ka qëndruar sot në Minsk, ku me zyrtarët bjellorusë ka nënshkruar disa marrëveshje bashkëpunimi.
XS
SM
MD
LG