Ndërlidhjet

Argjentina “të pranojë” votimin në Falkland


Në Ishujt Falkland...
Në Ishujt Falkland...
Kryeministri i Britanisë, David Cameron, i ka bërë thirrje Argjentinës që të respektojë vullnetin e popullit të Ishujve Falkland për të mbetur nën sundimin britanik.

Cameron ka thënë se votimi pothuajse unanim në favor të mbetjes territor i jashtëm britanik, është “rezultati më i qartë i mundshëm”.

“Argjentina duhet të marrë marrë parasysh referendumin dhe Britania do t’i mbrojë gjithmonë ishujt”, ka thënë Cameron.

Referendumi ka pasuar presionet në rritje të Argjentinës, e cila pretendon pronësinë mbi ishujt.

Argjentina kosideron se “Islas Malvinas”, siç i quan ajo Ishujt Falkland, janë pjesë e territorit të saj kombëtar që kanë marrë nga britanikët, 180 vjet më parë.

Të dyja shtetet kanë zhvilluar një luftë të shkurtër në vitin 1982, e cila ka përfunduar me zmbrapsjen e Argjentinës.

Presidentja e këtij vendi, Cristina Fernandez Kirchner, ka bërë të qartë se nuk i njeh si të ligjshme rezultatet e referendumit.

Megjithatë, Cameron ka thënë se banorët e ishujve kanë të drejtë për vetëvendosje.
XS
SM
MD
LG