Ndërlidhjet

Vjena refuzon kandidaturën për Olimpiadën 2028


Flamuri olimpik
Flamuri olimpik
Planet e Vjenës për të garuar për nikoqire të Lojërave Olimpike të vitit 2028 kanë rënë në ujë, pasi qytetarët e kryeqytetit austriak kanë refuzuar propozimin e tillë përmes një referendumi.

Në ueb-faqen tij zyrtare, qyteti i Vjenës ka njoftuar se 71.94 për qind e qytetarëve kanë votuar kundër propozimit për kandidaturë, ndërsa vetëm 28.06 për qind kanë mbështetur idenë.

Austria ka qenë dy herë organizatore e Lojërave Olimpike Dimërore, më 1964 dhe 1976, por asnjëherë e atyre verore.

“Do të pranojmë rezultatet e referendumit”, ka thënë kreu i Këshillit Olimpik të Austrisë, Karl Schtoss, i cili ka bërë fushatë për kandidaturën.
XS
SM
MD
LG