Ndërlidhjet

logo-print

Japonia zbulon forma të reja të nxjerrjes së gazit


Ilustrim

Ilustrim

Japonia thotë se ka nxjerrë me sukses gazin natyror nga depozitat e hidratit të metanit në shtratin e detit.

Tokio thotë se ky është shembulli i parë i prodhimit të gazit në det të hapur.

Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë ka treguar atë që ka thënë se është gaz nga një gyp në Oqeanin Paqësor, në brigjet e Japonisë.

Konsorciumi, i udhëhequr nga Korporata Kombëtare e Japonisë për Naftë, Gaz dhe Metal, ka nisur të punojë në shkurt të vitit të kaluar dhe të martën ka nisur prodhimin dyjavor eksperimental.

Zbulimi mund të çojë në prodhime komerciale, edhe pse kostoja e nxjerrjes së gazit nga shtrati i detit është dukshëm më e lartë sesa e formave të tjera të prodhimit.
XS
SM
MD
LG