Ndërlidhjet

logo-print

Al Kaida “nuk është më” kërcënim i madh


James Clapper

James Clapper

Kreu i Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, James Clapper, ka thënë se Al Kaida nuk përbën më një kërcënim të madh.

Në një vlerësim vjetor, të paraqitur para ligjvënësve, ai ka thënë se thelbi i Al Kaidës është dobësuar shumë dhe se grupi terrorist “nuk ka gjasa të kryejë sulme komplekse të shkallës së gjerë në Perëndim”.

Clapper, duke iu adresuar Komitetit të Inteligjencës në Senat, ka thënë se Al Kaida, ndonëse e dobësuar, nuk e ka braktisur luftën e saj kundër Shteteve të Bashkuara.

Ai po ashtu ka theksuar se sulmet kibernetike dhe spiunazhi kanë zëvendësuar terrorizmin si kërcënimet më të madha të SHBA-së.
XS
SM
MD
LG