Ndërlidhjet

Vazhdojnë përpjekjet për zgjedhjen e papës


Vatikan
Vatikan
Kardinalët do të përpiqen sot sërish të zgjedhin papën e ri.

Të martën, 115 kardinalët kanë izoluar veten e tyre për herë të parë në Kapelën Sistine të Vatikanit.

Disa orë më vonë, nga oxhaku i saj ka dalë tym i zi, duke sinjalizuar se asnjëri kandidat nuk ka marrë dy të tretat e votave të nevojshme.

Para fillimit të meshës së fshehtë, në bazilikën e Shën Pjterit është mbajtur një meshë për publikun dhe kardinalët.

Dekani i Kolegjit të Kardinalëve, Angelo Sodano, ka bërë thirrje për unitet brenda kishës.

Mbledhja e fshehtë ndodh një muaj pasi Papa Benedikti XVI ka dhënë dorëheqje, duke u bërë papa i parë në 600 vjet që heq dorë nga detyrat.
XS
SM
MD
LG