Ndërlidhjet

Forcat izraelite vrasin një palestinez


Ilustrim

Ilustrim

Një palestinez është qëlluar për vdekje nga ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor.

Raportet thonë se ai ka qenë në mesin e dhjetëra palestinezëve që kanë hedhur gurë në drejtim të trupave izraelite, pranë qytetit Hebron.

Ushtria e Izraelit ka thënë se është duke hetuar rastin.

Palestinezët janë ankuar gjithnjë e më shumë në javët e fundit për përdorimin e municionit të vërtetë nga ana e forcave izraelite.

Këto të fundit thonë se hapin zjarr vetëm në situatat që kërcënojnë jetë.
XS
SM
MD
LG