Ndërlidhjet

Boeing nis riparimin e baterive të 787-tave


Dreamliner 787

Dreamliner 787

Rregullatorët e Shteteve të Bashkuara kanë miratuar planet e Boeing-ut për të rregulluar bateritë e litiumit në avionët Dreamliner 787.

Këta të fundit janë ndaluar të fluturojnë qysh më 16 janar, pas përfshirjes në flakë të baterisë në një Dreamliner të parkuar në Boston dhe pas tymit që ka shkaktuar bateria e llojit të njëjtë në një tjetër Dreamliner që fluturonte në Japoni.

Edhe pse fabrikat e Boeing-ut vazhdojnë të prodhojnë 787, kompania është duke humbur rreth 50 milionë dollarë në javë për shkak të “bllokimit” të aeroplanëve.

Administrata e Aviacionit Federal ka thënë se plani për certifikimin e baterive parasheh një sërë testesh, përfshirë provat e fluturimit, të cilat duhet të kryhen para se 787-tat të kthehen në shërbim.
XS
SM
MD
LG