Ndërlidhjet

Qëllohet me gurë deri në vdekje, për shkak të “nderit”


Pakistan

Pakistan

Një pakistanez, i cili ka bërë përpjekje të arratiset me një grua, është qëlluar me gurë deri në vdekje.

Burimet zyrtare kanë konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se ngjarja ka ndodhur në qytetin Paraçinar të Pakistanit.

Ato kanë identifikuar viktimën vetëm me emrin e parë, Nooruddin, duke thënë se ka qenë pjesë e ushtrisë pakistaneze.

Burimet e njëjta kanë thënë se autoritetet kanë bërë përpjekje të ndalojnë vrasjen, por nuk kanë arritur të bindin grupin shiit, Tehrik-e Hussainia Parachinar, që të falë viktimën.

Ushtria e Pakistanit nuk e ka komentuar rastin.

Kodet fisnore në këtë vend nganjëherë parashohin “vrasjen për nder” për individët që përpiqen të martohen pa miratimin e familjes.
XS
SM
MD
LG