Ndërlidhjet

Dhunë në Kashmir, 5 ushtarë të vrarë


Kashmir - pamje arkivi
Kashmir - pamje arkivi
Së paku pesë anëtarë të forcave të sigurisë së Indisë janë vrarë nga persona të armatosur, të cilët kanë hedhur granta pranë një shkolle në Kashmir, rajonit që kontrollohet nga India.

Policia ka bërë të ditur edhe për vrasjen e dy militantëve, si dhe plagosjen e më shumë se dhjetë personave të tjerë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e ka marrë asnjë grup, ndonëse dyshimet bien mbi separatistët myslimanë.

Zyrtarët nuk kanë dhënë detaje të tjera për dhunën.

Rajoni i Himalajeve është i ndarë midis Indisë dhe Pakistanit dhe të dyja shtetet pretendojnë pronësinë e tij.

India ka akuzuar vazhdimisht Pakistanin për stërvitjen dhe armatosjen e militantëve, akuzë kjo që hidhet poshtë nga zyrtarët pakistanezë.
XS
SM
MD
LG