Ndërlidhjet

Grinlanda do të bëhet me kryeministre


Nuk, kryeqyteti i Grinlandës
Nuk, kryeqyteti i Grinlandës
Aleqa Hammond do të bëhet kryeministrja e parë femër e Grinlandës, pasi partia e saj Siumut ka fituar 42 për qind të votave në zgjedhjet parlamentare.

Kryeministri aktual, Kuupik Lleist, partia e të cilit ka fituar 34 për qind të votave, ka pranuar humbjen.

Zgjedhjeve të së martës u kanë paraprirë debatet për mënyrat e zhvillimit të burimeve të mineraleve në ishullin e Arktikut.

Shumica në Grinlandë, territor i qeverisur pjesërisht nga Danimarka, do që t’i përdorë këto burime për të zvogëluar varësinë nga ky shtet.

Kliest është kritikuar për hapjen e shpejtë të ishullit për investitorë të huaj, ndërsa Hammond do kontroll më të madh dhe taksa më të larta për investitorët e huaj.
XS
SM
MD
LG