Ndërlidhjet

Njëzetenjë minatorë qymyri kanë humbur jetën dhe katër të tjerë figurojnë të zhdukur, pas aksidentit që ka ndodhur brenda një miniere në provincën Guizhou të Kinës.

Burimet zyrtare thonë se përpjekjet për shpëtim janë në zhvillim e sipër, ndërkohë që mediat shtetërore thonë se 58 minatorë i kanë shpëtuar aksidentit.

Minierat e Kinës kanë qenë për kohë të gjatë minierat më vdekjeprurëse në botë, edhe pse qeveria ka njoftuar muajin e kaluar se numri i të vdekurve ka rënë më shumë se 30 për qind në vitin 2012, si rezultat i një menaxhimi më të rreptë.
XS
SM
MD
LG