Ndërlidhjet

Dështon përpjekja e dytë për zgjedhjen e papës

  • RFE /RL

Në Vatikan ka dështuar përpjekja e dytë e kardinalëve për të zgjedhur papën e ri.

115 kardinalë nga 48 vende të botës janë izoluar në Kapelën Sistine për të zgjedhur kreun e ri të Këshës Katolike.

Tymi i zi nga oxhaku ka simbolizuar se kardianlët nuk kanë arritur marrëveshje. Kur dy të tretat e tyre të pajtohen për një kandidat, nga oxhaku i kapelës do të dalë tymi i bardhë.

Kardinalët do të votojnë nga katër herë në ditë.

Votimi pason dorëheqjen e muajit të kaluar të Benedictit XVI nga të gjitha detyrat e papatit.(v.t.)
XS
SM
MD
LG