Ndërlidhjet

Vdes tuniziani që u vetëflijua


Tunis, 12 mars 2013.
Tunis, 12 mars 2013.
Një 27-vjeçar në Tunizi ka ndërruar jetë si pasojë e vetëdjegies.

Adel Kedhri është vetëflijuar të martën në qendër të Tunisit, për shkak të, siç është thënë, dëshpërimit që nuk ka mundur të gjejë një punë të qëndrueshme.

Akti kujton vetëdjegien e një shitësi tunizian, Muhammad Bouazizi, vdekja e të cilit në vitin 2011 ka shkaktuar revoltën në Tunizi.

Kryengritja ka çuar në rënien e presidentit autoritar të vendit dhe ka shkaktuar protesta në gjithë botën arabe.

Sot, Parlamenti i Tunizisë pritet të votojë për qeverinë e re islamike.
XS
SM
MD
LG