Ndërlidhjet

Në Siri vritet një anëtar i delegacionit të BE-së


Damask - foto arkivi
Damask - foto arkivi
Një anëtar i stafit të delegacionit të Bashkimit Evropian në Siri është vrarë nga një sulm me raketë në një lagje të Damaskut.

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton, ka bërë të ditur se Ahmad Shihadeh, zyrtar policor i Bashkimit Evropian, është vrarë të martën.

Ashton u ka bërë sërish thirrje të gjitha palëve që “urgjentisht të ndalojnë dhunën”, e cila, sipas saj, ka çuar në vdekjen e rreth 100,000 sirianëve dhe në një milion refugjatë.

Bashkimi Evropian ka tërhequr stafn ndërkombëtar nga zyra në Damask dhjetorin e kaluar, për shkak të përkeqësimit të dhunës.

Konflikti civil në Siri ka nisur në mars të 2011-ës. Kryengritësit rebelë, që janë shtypur dhunshëm nga forcat qeveritare, kërkojnë dorëheqjen e regjimit të presidentit Bashar al-Assad dhe reforma demokratike në vend.
XS
SM
MD
LG