Ndërlidhjet

Koreja V. nuk ndal kërcënimet


Lideri verikorean, Kim Jong-Un , gjatë vizitës në një bazë ushtarake.
Lideri verikorean, Kim Jong-Un , gjatë vizitës në një bazë ushtarake.
Ministria e Mbrojtjes në Korenë e Veriut ka kërcënuar me “hakmarrje të pamëshirshme” kundër Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat janë duke kryer stërvitje të përbashkëta ushtarake.

Në deklaratën e lëshuar sot thuhet se Jugu dhe SHBA-ja duhet të kujtojnë se marrëveshja për armëpushim nuk është më valide.

Gazeta zyrtare e këtij vendi ka njoftuar të hënën se Phenjani ka anuluar armëpushimin që i ka dhënë fund Luftës së Koreve.

Por, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka thënë se Veriu nuk mund të heqë dorë njëanshëm nga marrëveshja e vitit 1953.

Muajin a kaluar, Phenjani ka kryer provën e tretë bërthamore, duke bërë që OKB-ja të forcojë edhe më shumë sanksionet kundër tij.
XS
SM
MD
LG