Ndërlidhjet

Kardinalët, të pavendosur për papën e ri


Vatikan
Vatikan
Tymi i zi i lëshuar nga Kapela Sistine në Romë ka sinajlizuar se kardinalët kanë dështuar për të dytën dhe të tretën herë të zgjedhin papën e ri.

Ata janë takuar sot për të dytën ditë me radhë, pasi votimi i së martës po ashtu ka rezultuar i pasuksesshëm.

Të 115 kardinalët nga 48 vende të botës do të mbesin të izoluar derisa dy të tretat e tyre të pajtohen për një kandidat.

Dy votimet e radhës, nëse të dyja janë të nevojshme, mbahen sot pasdite.

Ata do të votojnë nga katër herë në ditë derisa njëri nga kandidatët të sigurojë 77 vota.

Votimi i suksesshëm do të pasohet me tym të bardhë nga oxhaku i Kapelës Sistine.

Papa i ri do të pasojë Benedictin XVI, i cili ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar.
XS
SM
MD
LG