Ndërlidhjet

Ashton arrin sonte në Prishtinë


Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, arrin sonte në Prishtinë.

Gjatë ditës së nesërme ajo do të takojë presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe përfaqësues të opozitës.

Me të përfunduar këto takime, baronesha Ashton është thënë se do të udhëtojë për në Beograd.

Agjendën e diskutimeve pritet ta dominojë asociacioni i komunave serbe në Kosovë, për të cilin Prishtina dhe Beogradi kanë mospajtime.

Autoritetet kosovare kundështojnë çdo kompetencë legjislative dhe ekzekutive për të, ndërkohë që Beogradi kërkon përgjegjësi të tilla me ngulm.

Për këtë çështje pritet të bisedohet edhe në takimin e radhës Thaçi-Daçiq të caktuar për 20 mars.
XS
SM
MD
LG