Ndërlidhjet

Akulli shkakton kaos në Evropë


Ilustrim
Ilustrim
Kushtet e këqija atmosferike kanë vazhduar të pengojnë transportin në veriperëndim të Evropës, ndonëse reshjet e dëborës janë reduktuar.

Pjesë të mëdha të Francës veriore janë vendosur në alarm akulli, ndërsa zyrtarët e kanë përshkruar situatën si “shumë të komplikuar”.

Aeroporti i Fankfurtit ka anuluar fluturime të tjera të mërkurën, pasi qindra pasagjerë kanë mbetur të bllokuar që nga dita e djeshme.

Ndërkaq, kompania e trenave të shpejtë Eurostar ka rinisur shërbimet midis Londrës, Parisit dhe Brukselit, por me vonesa.

Meteorologët kanë parashikuar temperatura të akullta së paku deri në fundjavë.
XS
SM
MD
LG