Ndërlidhjet

Në Bullgari, rasti i katërt i vetëdjegies


Sofje - pamje ilustruese
Sofje - pamje ilustruese
Një burrë në Bullgari i ka vënë vetes zjarrin, duke u bërë rasti i katërt që vetëflijohet në shenjë kundërshtimi ndaj varfërisë dhe korrupsionit.

Autoritetet kanë bërë të ditur se 51-vjeçari është vetëdjegur para ndërtesës së parlamentit në Sofje dhe se është në gjendje kritike për jetën.

Tre persona të tjerë kanë vdekur si pasojë e vetëdjegies, në javët e kaluara.

Protestat masive, në disa raste edhe të dhunshme, kanë detyruar qeverinë e qendrës së djathtë që të japë dorëheqje më 20 shkurt.

Qeveria e përkohshme ka marrë drejtimin sot, për të udhëhequr deri më 12 maj, kur edhe mbahen zgjedhjet e parakohshme.

Bullgaria është anëtarja më e varfër e Bashkimit Evropian, me rrogën mesatare mujore rreth 400 euro.
XS
SM
MD
LG