Ndërlidhjet

Burrat evropianë vdesin më herët se gratë


Pamje arkivi
Pamje arkivi
Burrat evropianë kanë mbetur prapa grave në aspketin e jetëgjatësisë.

Edhe pse njerëzit janë duke jetuar më gjatë se kurrë më parë, burrat kanë parë më pak përmirësim dhe janë “një brez prapa grave”, thonë autorët e një hulumtimi të ri.

Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka studiuar të dhënat për afro nëntë milionë njerëz në 53 vende.

Ai vë në pah se burrat nuk e kanë arritur ende rritjen mesatare në vitet e jetës, të cilën gratë e kanë gëzuar në vitin 1980, raporton BBC.

Hendeku midis gjinive është 7.5 vjet.

Hulumtuesit thonë se mënyra e jetesës dhe dallimet profesionale “shpjegojnë kryesisht këtë hendek”.

Ata po ashtu theksojnë se rreziqet kryesore për shëndetin e evropianëve sot vijnë nga pirja e duhanit dhe përdorimi i dëmshëm i alkoolit.

Sëmundjet kardiovaskulare mbesin vrasës të mëdhenj, për t’u pasuar nga kanceri.
XS
SM
MD
LG