Ndërlidhjet

Gallup: Kosova, mbështetësja më e madhe e SHBA-së në botë


Ilustrim

Ilustrim

Sipas sondazheve të fundit të lëshuara nga Gallup, lidershipi i Shteteve të Bashkuara ka ruajtur mbështetjen e plotë në gjashtë shtete, në të cilat prijnë Kosova e Shqipëria.

Katër te tjerat janë Irlanda, Mbretëria e Bashkuar, Holanda dhe Italia.

Megjithatë, sipas sondazhit, udhëheqësia e SHBA-së ka dështuar që të marrë mbështetje në shtetet si në Francë, Spanjë dhe Suedi, ku miratimi ka rënë në nivelin e vitit 2011.

Pikëpamjet për lidershipin amerikan kanë vazhduar që të pëkeqësohen në shtetet e goditura nga kriza ekonomike, si Hungaria, Kroacia, Maqedonia e Austria.

Rusia, thuhet ta ketë zëvendësuar Serbinë në vitin 2012, si një shtet evropian me miratimin më të ulët për lidershipin amerikan, vetëm 14 për qind.

Në sondazh thuhet se imazhi i udhëheqjes amerikane gjatë vitit të katërt të Barack Obamës si president, ka qenë më dobët sesa në vitet paraprake.

Miratimi mesatar i lidershipit amerikan në 130 shtete ka qenë 41 për qind në vitin 2012, krahasuar më 49 për qind sa ishte në vitin e parë të Obamës si president.

Me gjithë këto shifra të ulta, miratimi prapë mbetet më i lartë sesa që ishte në fund të adminstratës Bush.
XS
SM
MD
LG