Ndërlidhjet

Daçiq kërkon kompromis nga Prishtina


Ivica Daçiq

Ivica Daçiq

Kryeministri serb, Ivica Daçiq sërish ka thënë se zgjidhja për Kosovën duhet gjetur me kompromis dhe jo vetëm në kuadër të ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Ai në një konferencë për gazetarë në Kopaonik, ka folur për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, për të cilin ka thënë se në Beograd edhe pse ka vullnet për t’u zgjidhur kjo çështje, “nuk ka pajtim se çka do të bëjë dhe se çka është ky asociacion”.

Asociacioni po diskutohet ne takimet ne mes te Daçiqit dhe Thaçit në Bruskel.

Ndërkohë, për këtë çështje, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, arrin sonte në Prishtinë.

Gjatë ditës së nesërme ajo do të takojë presidenten Atifete Jahjaga, kryeministrin Hashim Thaçi dhe përfaqësues të opozitës.

Me të përfunduar këto takime, baronesha Ashton është thënë se do të udhëtojë për në Beograd.

Agjendën e diskutimeve pritet ta dominojë asociacioni i komunave serbe në Kosovë, për të cilin Prishtina dhe Beogradi kanë mospajtime.

Autoritetet kosovare kundështojnë çdo kompetencë legjislative dhe ekzekutive për të, ndërkohë që Beogradi kërkon përgjegjësi të tilla me ngulm.

Për këtë çështje pritet të bisedohet edhe në takimin e radhës Thaçi-Daçiq të caktuar për 20 mars.
XS
SM
MD
LG