Ndërlidhjet

Obama: Një papë amerikan s'do ndikohej nga unë


Presidenti amerikan Barack Obama me Papa Benediktin VXI, foto nga arkivi
Presidenti amerikan Barack Obama me Papa Benediktin VXI, foto nga arkivi
Presidenti amerikan Barack Obama beson se një amerikan do të udhëhiqte në mënyrë efektive Kishën, po sikur një papë italian, ose i Guetamalës.

Ai ka bërë këto komente në një intervistë për ABC News, derisa kardinalët janë mbeldhur në Romë për të zgjedhur liderin e ardhashëm të Kishës Katolike.

Dy kardinalë amerikanë janë parë nga ekspertët e Vatikanit në Romë si konkurrentë potencialë për papë: Timothy Dolan i Nju Jorkut dhe Sean Patrick O'Malley i Bostonit.

I pyetur nëse një papë nga SHBA do të merrte “urdhra nga ju", Obama nënvizoi vështirësitë në të kaluarën që kishte me peshkopët e Kishës Katolike, që e kishin kritikuar atë për provizionet mbi kujdesin shëndetësor, sipas të cilave, detyroheshin punëdhënësit që të mbulonin kontrollin e lindjeve.
XS
SM
MD
LG