Ndërlidhjet

SHBA: Obama e mirëpret zgjedhjen e Papës


Presidenti amerikan Barack Obama

Presidenti amerikan Barack Obama

Liderët politikë dhe shpirtëror botëror kanë reaguar pozitivisht lidhur me zgjedhjen e Kardinalit nga Argjentina, Jorge Mario Bergoglio, për Papë të ri të Kishës Katolike.

Presidenti amerikan, Barack Obama, e ka mirëpirtur zgjedhjen e Papës së parë nga Amerika Latine, si shenjë e forces së rajonit dhe vitalitetit.

Duke e cilësuar detyrën e udhëheqjes së Kishës Katolike moderne si “punë e shenjtë”, Obama tha se do t’i gëzohet punës me Papën e ri për promovimin e paqes, sigurisë dhe dinjitetit për popujt e të gjitha religjioneve.

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, tha se shpreson se Papa i ri, që e zgjodhi emrin Françesk, do ta vazhdoj promovimin e dialogut ndërfetar.

Kisha Ortodokse Ruse e ka mirëpritur zgjedhjen e Papës dhe shpreson se “raportet ndërmjet Kishës Ortodokse dhe asaj katolike do të zhvillohen në frymë positive”.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se ishte “veçanërisht e lumtur për të krishterët në Amerikën Latine”.
XS
SM
MD
LG