Ndërlidhjet

logo-print

Lavrov: Shqetësim për radikalët islamikë në opozitën siriane


Sergei Lavrov

Sergei Lavrov

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë se armatimi i opozitës siriane do të ishte në kundërsthim me të drejtën ndërkombëtare.

Ai, poashtu, ka shprehur shqetësim për praninë e radikalëve islamikë në mesin e kryengritësve.

Këto komente ai i bëri mbrëmë para gazetarëve në Londër, pas bisedimeve me ministrin e jashtëm britanik, William Hague.

Këto komente u bënë një ditë pasi kryeministri britanik, David Cameron, ka sugjeruar se Londra mund të paraqes veto ndaj vazhdimit të embargos së armatimit në Siri nga ana e Bashkimit Evropian.

Rusia është njëri nga mbështetësit më të mëdhenjë të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, duke e mbrojtur atë nga sanksionet e Kombeve të Bashkuara.

Prej zhvillimeve të tjera lidhur me Sirinë, veçojmë lajmin sipas të cilit Bashkimi Evropian ka njoftuar se një anëtar i delegacionit të tij brenda në Siri është vrarë nga një sulm me predha në një lagje të kryeqytetit Damask.

Aktivistët kanë thënë se forcat qeveritare e kanë intensifikuar bombardimin e disa territoreve për të cilat qeveria beson se janë baza të kryengritësve.
XS
SM
MD
LG