Ndërlidhjet

Kinë: Parlamenti e miratoi emërimin e presidentit të ri


Xi Jinping (djathtas) përshëndetet me ish presidentin Hu Jintao

Xi Jinping (djathtas) përshëndetet me ish presidentin Hu Jintao

Parlamenti i Kinës sot e ka miratuar emërimin e presidentit të ri të këtij vendi, Xi Jinping.

2952 delegatë votuan për, një ishte kundër, ndërsa tre abstenuan.

Xi Jinping e zëvendësoi Hu Jintaon në postin e liderit të Partisë Komuniste dhe të shefit të ushtrisë, në muajin nëntor të vitit të kaluar, në atë që është vlerësuar ndryshim i udhëheqjes me liderë më të rinjë, një herë gjatë një dekade.

Duke e marrë edhe postin e presidentit të shtetit, Xi Jinping, është emëruar në tri pozitat më të rëndësishme në Kinë.
XS
SM
MD
LG