Ndërlidhjet

logo-print

Ashton në Prishtinë, sot takime me krerët institucionalë


Catherine Ashton

Catherine Ashton

Përfaqësuesja për Politikë të Jashtme e BE-së, baronesha Catherine Ashton ka arritur në orët e mbrëmjes së të mërkurës në Prishtinë.

Shefja e diplomacisë Evropiane, Catherine Ashton, gjatë qëndrimit të saj dy ditor në Prishtinë, pritet që të zhvillojë takime me udhëheqësit e institucioneve, si dhe me liderët e partive opozitare që kanë mbështetur bisedimet.

Ndërkaq, para arritjes së baroneshës Ashton në Kosovë, autoritetet në Prishtinë kanë thënë se presin finalizimin e procesit të dialogut politik me Serbinë, që po udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.

Lidhur me vizitën e baroneshës Ashton kryeministri Hashim Thaçi si dhe një pjesë e opozitës janë shprehur me optimizëm për rezultate, nisur nga largimi i strukturave serbe të sigurisë nga veriu, e deri te marrëveshja për integrimin e komunave veriore dhe formimin e një asociacioni të komunave serbe.

I vetmi subjekt politik që nuk do të takohet me zonjën Ashton është Lëvizja Vetëvendosje, e cila vazhdon të kundërshtojë ashpër procesin aktual të bisedimeve Prishtinë - Beograd, të ndërmjetësuar nga Brukseli.
XS
SM
MD
LG