Ndërlidhjet

logo-print

Pakistan: Janë rrëmbyer dy turiste çeke


Pamje nga provinca Baluçistan në Pakistan

Pamje nga provinca Baluçistan në Pakistan

Persona të armatosur i kanë rrëmbyer dy turiste çeke, derisa ato udhëtonin me autobus nëpër province jugperëndimore pakistaneze, Baluçistan.

Zyrtari i qeverisë lokale, Zafar Iqbal, i tha Redaksisë së Radios Evropa e Lirë – programi për Pakistanin – se turistet udhëtonin prej Iranit në një autobus udhëtarësh dhe se u ishte dhënë roje nga grupet lokale për përcjelljen e tyre.

Sipas tij, shoferi i autobusit ka njoftuar se persona të armatosur me uniforma ushtarake e kishin ndalur autobusin, ditën e mërkurë, dhe i kishin rrëmbyer femrat dhe rojen e tyre. Roja më vonë ishte liruar.

Autoritetet thonë se po zhvillohet një operacion intensiv i kërkimit për turistet e rrëmbyera.
XS
SM
MD
LG