Ndërlidhjet

Indi: Nuk lejohet largimi i ambasadorit Italian


Kryeministri i Indisë Manmohan Singh
Kryeministri i Indisë Manmohan Singh
Një gjykatë e lartë në Indi përkohësisht ia ka ndaluar ambasadorit të Italisë largimin nga ky vend, për shkak të një mospajtimi në rritje lidhur me fatin e dy marinarëve italianë të akuzuar për vrasjen e dy peshkatarëve të Indisë, vitin e kaluar.

Gjykata Supreme e Indisë sot e ka urdhëruar ambasadorin Italian, Daniele Mancini, për të shpjeguar deri të hënën, se për çfarë arsye qeveria italiane nuk dëshiron t’i kthejë marinarët në Indi, që të paraqiten në gjykatë.

Në muajin shkurt, India pat lejuar që dy marinarët të shkojnë në Itali për të votuar në zgjedhjet parlamentare, meqë ambasadori Italian kishte premtuar se ata do të ktheheshin.

Por, Italia ka njoftuar se marinarët nuk do të kthehen në Indi.

Kryeministri i Indisë, Manmohan Singh, e ka akuzuar Italinë për shkelje të “çfarëdo rregullave të diskursit diplomatik”.

Pjesëtarët e marinës italiane ishin vendosur në një anije-cisternë të naftës, vitin e kaluar. Ata kanë thënë se i kanë vrarë gabimisht peshkatarët duke menduar se ata ishin piratë.
XS
SM
MD
LG