Ndërlidhjet

Abbas: Bisedimet me Izraelin të rifillojnë këtë vit


Mahmud Abbas (majtas) gjatë takimit me Vlladimir Putinin në Moskë
Mahmud Abbas (majtas) gjatë takimit me Vlladimir Putinin në Moskë
Presidenti i Autoritetit palestinez, Mahmud Abbas, thotë se shpreson se bisedimet paqësore me Izralin do të rifillojnë këtë vit, por, sipas tij, gjasët për vazhdim të këtyre bisedimeve, nuk janë të larta.

Këto komente ai i bëri sot në Moskë, gjatë takimit me presidentin e Rusisë, Vlladimir Putin, i cili i tha Abbasit se Rusia do të bëjë çdo gjë të mundur që të rifillojnë bisedimet paqësore.

Bisedimet për paqe ndërmjet palestinezëve dhe Izraelit janë ndërprerë në vitin 2010, për shkak të vërejtjeve të palestinzëve për zgjerimijn e vendbanimeve hebreje në token e okupuar palsetineze, të cilën palestinezët thonë se e dëshirojnë për shtetin e tyre të ardhshëm.
XS
SM
MD
LG