Ndërlidhjet

Tereza Berger: Kush është Papa i ri?

  • Heather Maher

Papa Françesku

Papa Françesku

Ai është i njohur si një njeri mjaft i përulur dhe i interesuar për ekologji, ai nuk është një i paditur, ai ka një doktoraturë në teologji. Mendoj se ne në ballkonin e Shën Pjetrit e pamë si një njeri të dashur, por disi si të turpshëm. Mua më pëlqeu ajo që pashë, thotë Tereza Berger, profesoreshë e Studimeve Liturgjike në Universitetin e Yale-it.


RADIO EVROPA E LIRË
A ishte zgjedhja e kardinalit Jorge Mario Bergoglio nga Argjentina si papë i ri i Kishës Katolike një surprizë për vëzhguesit?

TERESA BERGER
Unë mendoj se ishte një surprizë e çastit. Kur u bë publik në latinisht, për herë të parë emri i papës, mendoj se ne që ishim të familjarizuar me kardinalët, që mund të ishin favoritë, filluam të mendojmë, "A ishte edhe Jorge në mesin e tyre, dhe kush mund të ketë qenë ai?" Dhe pastaj, kur erdhi njoftimi zyrtar, mendoj se shumë prej nesh mendonin, “Prit një minutë, kush është ky?”.

RADIO EVROPA E LIRË
Për çka ishte i njohur ai si kardinal, çfarë interesa kishte?

TERESA BERGER
Ai është i njohur si një njeri mjaft i përulur dhe i interesuar për ekologji, ai nuk është një i paditur, ai ka një doktoraturë në teologji. Mendoj se ne në ballkonin e Shën Pjetrit e pamë si një njeri të dashur, por disi si të turpshëm. Mua më pëlqeu ajo që pashë.

RADIO EVROPA E LIRË
Ai thuhet se ka një përkushtim të thellë për të ndihmuar të varfrit…

TERESA BERGER
Secili mund të presë nga teolog katolik latino-amerikan dhe peshkop, ose të paktën të shpresojë, se do të jetë i angazhuar mbi çështjet e varfërisë.

RADIO EVROPA E LIRË
Papa Françesk përshëndetet nga rendi jezuit i Kishës - na shpjegoni çka nënkupton kjo?

TERESA BERGER
Jezuitët paraqesin një rend fetar brenda Kishës Katolike, rend i themeluar në shekullin VI. Ata kanë luajtur një rol të rëndësishëm brenda Kishës, por jo një rol të pakundërshtueshëm. Papati, në fakt, në një moment e pati ndaluar rendin, por pastaj ai u rifunksionalizua. Ka pasur një lloj ideje se një jezuit ndoshta nuk do të duhej të bëhej papë, sepse kjo do të thoshte bërjen e dikujt nga rendi më i fuqishëm në Kishën Katolike edhe papë.

RADIO EVROPA E LIRË
Sa mendoni se do të dallojë Papa Françesku nga Papa Benedikti XVI?

TERESA BERGER
Kjo është diçka që mbetet për t'u parë. Është pak herët për të thënë, edhe pse mënyra se si u shfaq në ballkon, menjëherë pas zgjedhjes së tij, të jep një lloj indikacioni pak intrigues. Për shembull, ai doli me veshjen e bardhë të papës, pa ndonjë veshje shtesë - ai nuk e vuri madje as shallin pasi që ofroi bekimin e parë të papës.

Ai gjithashtu - në atë që unë mendoj se ishte shumë prekëse - para së të ofronte bekimin papal, iu kërkoi njerëzve të mbledhur që ta bekojnë dhe t’i kërkonin Zotit që ta bekonte atë, para se ai vetë ta jepte bekimin e papës. Ai uli kokën e tij dhe e udhëhoqi turmën në një moment të heshtjes së plotë.

Kjo është një shenjë - në qoftë se i lexoni ritualet katolike - kjo është një shenjë e përulësisë dhe thjeshtësisë së pabesueshme, por edhe krijimtarisë liturgjike. Ai nuk marshon dhe thotë : “Mirë, unë jam Papa, dhe kjo është ajo që do të bëj: unë ju jap bekimin tim”. Por, ai thotë: “Prit një minutë, para se ta bëj këtë, më bekoni dhe më fuqizoni ju mua”. Kjo është shumë prekëse për mua.

RADIO EVROPA E LIRË
Papa Françesku është udhëheqësi i parë jo-evropian i kishës në më shumë se njëmijë vjet dhe vjen nga Amerika Latine - që ka 400 milionë katolikë. Sa është e rëndësishme kjo?

TERESA BERGER
Është shumë e rëndësishme. Unë edhe më parë shpresoja për një papë nga Amerika Latine. Kjo është një njohje e mrekullueshme e peshës së numrave të Kishës, mendoj, për të lëvizur dika tjetër, që nuk është zemra evropiane tradicionale e Kishës.(a.i.)
XS
SM
MD
LG