Ndërlidhjet

Opozita serbe mbështet qeverinë për Kosovën


Dragan Gjilas, kryetar i Partise Demokratike në Serbi.

Dragan Gjilas, kryetar i Partise Demokratike në Serbi.

Lideri i Partisë Demokratike Dragan Gjilas ka theksuar se kjo parti do ta mbështesë Qeverinë e Serbisë në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Ai ka vlerësuar se nuk duhet të ketë zgjedhje derisa të mos kalojë procesi "i dhimbshëm" i zbatimit të marrëveshjeve të arritura në dialogun me Prishtinën.

“Partia Demokratike do të mbështesë Qeverinë mbi temën e Kosovës, edhe pse shumë, ata që po nënshkruajnë, po i trajtojnë si tradhtarë. Por, ne nuk do ta shembim qeverinë mbi temën e Kosovës”, ka thënë Gjilas, i cili në krye të Partisë Demokratike e zëvendëson ish presidentin serb, Boris Tadiq.

Ai ka kujtuar se ka qenë kjo parti që e ka mbështetur rezolutën për Kosovën dhe se demokratët nuk do të marrin pikë politike duke shfrytëzuar çështjen e Kosovës.
XS
SM
MD
LG