Ndërlidhjet

Irak: Sulmohet Ministria e Drejtësisë


Bagdad, 14 mars, 2013
Bagdad, 14 mars, 2013
Një valë e sulmeve të koordinuara me bomba dhe një sulm në objektin qeveritar në qendër të Bagdadit kanë lënë të vdekur së paku 18 persona dhe rreth 30 të plagosur.

Zyrtarët thonë se së paku 3 shpërthime me bombë, duke përfshirë dy ato-bomba dhe një sulmues vetëvrasës kanë goditur objektet në afërsi të Ministrisë së Drejtësisë dhe objekte tjera qeveritare.

Një grup i personave të armatosur janë përpjekur të sulmojnë Ministrinë e Drejtësisë dhe janë përleshur me forcat e sigurisë.

Bëhet e ditur se qindra persona ishin brenda në objekt në kohën e sulmit.

Zëdhënësi i Ministrisë tha se asnjë punonjës nuk është lënduar dhe televizioni publik raportoi se forcat e sigurisë kanë evakuuar të gjithë të punësuarit nga ndërtesa.

Ende nuk e ka marrë askush përgjegjësinë për sulmin e sotëm, që vjen vetëm disa ditë para 10 vjetorit të ndërhyrjes së SHBA-ve në Irak.
XS
SM
MD
LG