Ndërlidhjet

Paralajmërohet rritje dhune në Afganistan


Forcat amerikane në Afganistan

Forcat amerikane në Afganistan

Misioni i NATO-s në Afganistan ka konfirmuar përmbajtjen e një paralajmërimi të dërguar nga komandanti i lartë amerikan në Afganistan, që paralajmëron trupat të jenë gati për një rritje të dhunës.

Në e-mailin e dërguar nga gjenerali Jozef Dunford thuhet se komentet e bëra nga presidenti afgan Hamid Karzai mund të jenë “katalizator për disaqë të sulmojnë forcat tona”.

Të dielën, Karzai akuzoi Uashingtonin se po bashkëpunon me talebanët në mënyrë që të ketë paëndrueshmëri në vend dhe për të justifikuar kështu se trupat e hauja duhet të qëndorjnë në
Afganistan edhe pas vitit 2014.

Shtatë pjesëtarë të ushtrisë amerikane kanë vdekur në dy incidente të hënën, që ishte dita më vdekjeprurëse për trupat e NATO-s në Afganistan në këtë vit.
XS
SM
MD
LG