Ndërlidhjet

Dëmet e katastrofave më 2012- mbi një mld dollarë


Psojat e tajfunit Bopha në Filipine
Psojat e tajfunit Bopha në Filipine
Humbjet globale nga fatkeqësitë kanë arritur në më shumë se 100 miliardë dollarë në 2012, duke shënuar vitin e tretë radhazi.

Katastrofat gjithnjë e më shumë kanë goditur pronën industriale dhe atë private, ka bërë me dije agjencia e OKB-së për fatkeqësitë.

Përmbytjet, tërmetet dhe të ftohtët kanë shkaktuar humbje prej 138 miliardë dollarësh në vitin e kaluar, edhe pse nuk kishte ndonjë katastrofë të madhe në zonat urbane, ka thënë OKB-ja.

Rreth 9 mijë e 300 njerëz kanë vdekur nga katastrofat natyrore në vitin 2012.

Tajfuni Bopha mori numrin më të madh të jetëve, duke vrarë 1900 njerëz në muajin dhjetor në Filipine.

Përmbytjet në Pakistan dhe Nigeri gjithashtu vranë qindra njerëz.
XS
SM
MD
LG