Ndërlidhjet

Nis samiti i liderëve të BE-së


Foto nga arkivi
Foto nga arkivi
Një samit dyditor i liderëve të Bashkimit Evropian ka nisur të enjten në Bruksel.

Liderët e BE-së pritet që të debatojnë për meritat dhe disavantazhet e progameve të kursimit që që janë shtyrë si pjesë e rrugëdaljes nga kriza ekonomike, por edhe që kanë shkaktuar reagime në shtetet anëtare të cilat po luftojnë për ta kthyer sërish ekonominë në rrugën e saj.

Mijëra protestues kundër masave të kursimit kanë demonstruar derisa liderët arrinin në samit.

Liderët e BE-së gjithashtu pritet që të diskutojnë situatën në Siri.

Presidenti francez Francois Hollande ka thënë më herët se se do të ngrisë çështjen e heqjes së embarogs së armëve për kryengritësit opozitarë sirianë, që po luftojnë kundër presidentit Bashar al Assad.
XS
SM
MD
LG