Ndërlidhjet

Jahjaga e Thaçi urojnë Papa Françeskun


Papa Françesk
Papa Françesk
Presidentja Atifete Jahjaga ka dërguar një telegram urimi Papës Françesku i Parë, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë.

"I nderuari Ati i Shenjtë, Françesku i Parë, ju përgëzoj në misionin Tuaj të shenjtë në promovimin e besimit në njeriun, të paqes shpirtërore dhe barazisë ndërmjet njerëzve, në promovimin e solidaritetit dhe mirëkuptimit në mbarë botën", thuhet ndër të tjera në urimin e zonjës Jahjaga.

"Ju lutem, Shenjtëria Juaj, pranoni konsideratat e mia më të larta dhe të luteni për Kosovën dhe qytetarët e saj", thuhet në telegram.

Edhe kryeministri Hashim Thaçi ka uruar Selinë e shenjtë dhe të gjithë besimtarët e krishterë, me rastin e zgjedhjes së kardinalit Jorge Mario Bergoglio, për Papë të ri.

"Zgjedhja e kardinalit Jorge Mario Bergoglio, për Papë të ri të Selisë së shenjtë është një lajm i mirë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe për mbarë botën demokratike.
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe qytetarët e Kosovës vlerësojnë lart mbështetjen e Vatikanit për Kosovën në të gjitha periudhat", thuhet në telegram.

"Kam besim që kjo mbështetje do të forcohet edhe më tej, në funksion të zhvillimit dhe integrimit të shtetit të Kosovës në institucionet evropiane dhe euro-atlantike", është shprehur kryeminsitri Thaçi.
XS
SM
MD
LG