Ndërlidhjet

Hollande kërkon heqjen e embargos së armëve për guerilët sirianë


Presidenti francez Francois Hollande

Presidenti francez Francois Hollande

Presidenti francez Francois Hollande ka kërkuar heqjen e embargos evropiane për pajisjen me armë të kryengritësve opozitarë, që po luftojnë tash e 2 vjet kundër regjimit të presidentit Bashar al Assad.

“Ne duam që evropianët ta heqin embargon ndaj Sirisë, jo se ne duam një luftë totale, por, se besojmë se një tranzicion politik duhet të jetë zgjidhje për Sirinë, por gjithashtu duhet të bëjmë presion dhe të tregojmë se jemi të gatshëm ta mbështesim opozitën, prandaj duhe të shkojmë kaq larg”, ka thënë ai gjatë arrotjes në Bruksel në samitin e liderëve të BE-së.

Ai ka thënë se duhet marrë përgjegjësi dhe të mos lejohet më që njerëzit të masakrohen nga një regjim, që siç ka thënë ai “nuk dëshiron diskutime ose tranzicion politik”.

OKB thotë se që nga nisja e konfliktit në mars të vitit 2011 në Siri kanë vdekur më shumë se 70 mijë persona.
XS
SM
MD
LG