Ndërlidhjet

Samsung paraqet Galaxy IV


Ilustrim
Ilustrim
Të zënë në një betejë të egër në tregun e smartfonëve, gjiganti jug-korean, Samsung paraqet sot (të enjten) gjeneratën e fundit, që ka për qëllim ta sfidojë konkurrentin Apple në tregun e vendit të tij.

Galaxy S4 pritet të paraqitet publikisht në Nju Jork.

Samsung dhe Apple po luftojnë për të qenë liderë në tregun e smartfonëve si në SHBA ashtu edhe në tregjet globale.

Samsung nuk ka lëshuar pë publikun ansjë detaj të ri të versionit të fundit, por pritet që ai të jetë më i plotësuar dhe pakëz më i madh sesa Galaxy S3 si dhe me disa tinguj të rinj.

Samsung dhe Apple janë në beteja gjyqësore në disa vende në botë, kryesisht në lidhje me patentën e tabletave.
XS
SM
MD
LG